75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi Thaçi-Daka, nuk flasin për datën e zgjedhjeve

Ka përfunduar takimi mes Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Kjo e fundit ka bërë të ditur se me presidentin kanë biseduar për afatet kushtetuese, për mbajtjen e zgjedhjeve dhe buxhetin.

“Diskutuam për afatet kushtetuese në qoftëse mbahen zgjedhjet. Ato janë çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet nëse shpallen KQZ kërkon mjetet e nevojshme nga qeveria”, tha Daka.

Ajo tha se nuk është folur për datën e zgjedhjeve.

“Nuk u diskutua për datë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione tjera”, përfundoi ajo./Indeksonline/