75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 16 Maj 2025 / S Z

Përfundon takimi trepalësh në Stamboll, Rubio: Vrasjet duhet të ndalen

Pas përfundimit të takimit trepalësh ndërmjet SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë në Stamboll, sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio, ka thënë shkurt se “vrasjet duhet të ndalen”.

Në takimin e mbajtur Rubio është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës Andrii Yermak, ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha dhe homologun turk Hakan Fidan.

Ndërkohë, zëdhënësja e Rubio-s, Tammy Bruce, ka bërë të ditur se diskutimet mes tri delegacioneve janë përqendruar në rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë.

CNN-i ka raportuar se është zhvilluar po ashtu një takim i veçantë mes zyrtarit amerikan të Departamentit të Shtetit, Michael Anton dhe përfaqësuesit rus Vladimir Medinsky.