‘Përfundon telenovela’ – Ardon Jashari niset me avion privat për Milano

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari është nisur për Milano.
Ai është fotografuar i buzëqeshur në avion privat rruges për Itali.
Kjo fotografi e publikuar nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, vjen si konfirmim i fundit se Jashari është në prag të zyrtarizimit me gjigantin italian, Milanin, raporton IndeksOnline.

“Është klubi i vetëm që ai ka dashur gjatë gjithë afatit kalimtar veror,” raportoi Romano, duke zbuluar se pavarësisht ofertave të shumta, mesfushori nuk ka lëkundur nga dëshira e tij për t’u bashkuar “Rossonerët”. /IndeksOnline/