75 Mall Live Search
13:26 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Përfundon trail maratona “Prishtina 2019”

Për herë të parë në Prishtinë është mbajtur Trail Maratona “Prishtina Trail Marathon” e organizuar nga klubi i vrapit “XTrailer –fun run” në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës.

Kjo garë është mbajtur në parkun e bukur të Gërmisë në Prishtinë.

Gjatë këtij organizimi, janë mbajtur garat në 3 disiplina, atë të 10, 21 dhe 42 kilometra.

Ndërsa nuk ka munguar edhe organizimi për fëmijë, të cilët vrapuan për rreth 1 kilometer.

Kushtrim Zebica nga Komiteti Organizitiv i kësaj maratone pohoi se sipas tij gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke iu falënderuar vullnetarëve të cilët kanë shprehur dëshirë që ti ndihmojnë atyre në organizimin e kësaj gare.

“Sot është organizuar gara e parë ndërkombëtare e vrapimet me shtigje malore “Prishtina Trail Marathon”. Është hera e parë e cila organizohet në Kosovë, bartës i organizimit të këtij aktiviteti është klubi i “X-Trailer run, fun”. Këtë iniciative për organizim e kemi marrë duke u bazuar në bazë të përvojave që i kanë pasur anëtarët tonë me pjesëmarrjen në evente të llojit të tillë në vende të ndryshme evropiane dhe e kemi parë si nevojë dhe mundësi e cila i ka munguar kryeqytetit të Kosovës po gjithashtu edhe komplet shtetit tonë. Përveç karakterit sportiv kjo garë e ka një kauzë në vete, është run green, run clean, vrapo gjelbër, vrapo pastër, duke u bazuar se Prishtina ka qenë njëra nga qytetet e listuar për ka cilësia e ajrit më të dobët në botë,” u shpreh Zebica.