75 Mall Live Search
11:58 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / MSH

Përfundon trajnimi, forcat e shtuara të KFOR-it largohen nga ura e Ibrit

Numër i shtuar i pjesëtarëve të KFOR-it janë parë edhe sot mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Forcat e shtuara të KFOR-it i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (NJMS).

Kjo është hera e dytë që, brenda pak ditësh, KFOR-i rrit prezencën në urën e Ibrit.

E gjitha ka të bëjë me një ushtrim të planifikuar, njëjtë si ndodhi edhe gjatë ditës së shtunë.

Indeksonline raporton se pas përfundimit të trajnimit, njësitet e shtuara me radhë janë duke u larguar nga ura.

Ekipi i Indeksonline është duke qëndruar në Mitrovicë, nga ku edhe ju sjellim pamjet më poshtë: