Përfundon turneu tradicional i volejbollit “Genc Zyba” në Bukosh të Suharekës, “KV Adea” shpallet kampion i trefishtë

Me mbështetjen e komunës Komunës së Suharekës dhe sponsorizimin e shumë bizneseve, si dhe nën organizimin e këshillit organizativ të fshatit , mbrëmë në fshatin Bukosh të Suharekës përfundoi turneu i 4-të tardicional i volejbollit “Genc Zyba”.
Në finalen e mbrëmshme morën pjesë qindra shikues si dhe kryetari i Komunës Bali Muharremaj dhe deputeti i zonës i Kuvendit të Kosovës, Salih Zyba.
Në këtë turnir unikat në Kosovë moren pjesë 21 ekipe, 5 femra dhe 16 meshkuj ku në finalen e femrave u përballën “KV Gjinoci dhe ” KV Euroing GJinoc” ku pas një loje të bukur trumfoi K.V Euroing Gjinoci

Ndërsa në konkurencën e meshkujve gara ishte shumë e ashpër ku morën pjesë 16 ekipe nga e gjithë Kosova.

Në finale u përballen finalisti i “KV Adea” me ekipin nga Drenasi “KV.Drenasi” pas një loje të bukur dhe konkuruese kupa për herë të tret mbeti përsëri tek finalisti i vjetëm “KV Adea”.

Në prani të shumë shikuesve , kryetari Muharremaj ndau medaljet për fituesit ku finalisti i ekipit të meshkujve u shpërblye me 1500 euro, vendi i dytë 700 euro, ndërsa vendi i parë tek ekipi i femrave u shpërblye me 500 euro ndërsa vendi i dytë 200 euro.

Kujtojmë se ky turne mbahet në kujtim të ish-volejbollistit të klubit “Theranda” Genc Zyba që vdiq tragjikisht me 15 mars të vitit 2016 pas një ataku kardiak, ai ishte njëri ndër volejbollistët më të mirë që kishte Kosova.