Përfundon ushtrimi i përbashkët me policinë, reagon Ambasada Amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se ushtrimi i përbashkët për reagim ndaj krizave, i zhvilluar bashkë me Policinë e Kosovës, ka përfunduar me sukses.
Përmes një njoftimi në platformën X, Ambasada bëri të ditur se ky aktivitet ishte pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë, duke synuar forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e situatave emergjente, shkruan IndeksOnline.
“Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i kryer nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Policia e Kosovës tani ka përfunduar. Faleminderit!”, thuhet në reagimin e Ambasadës./IndeksOnline/
UPDATE: The joint crisis response exercise conducted by the U.S. Embassy in Pristina and the Kosovo Police is now completed. Thank you!
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 12, 2025

