75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 21 Mars 2025 / k.v

Përfundon vizitën në Burojë, Hashim Thaçi përshëndet të pranishmit me gisht

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën disaorëshe në vendlindje dhe është nisur drejt Prishtinës, ku do të qëndrojë edhe gjatë natës.

Pasi vendosi kurorë me lule mbi varrin e babait të tij në Burojë, Thaçi u kthye në shtëpi për të ngushëlluar familjarët.

Ai është takuar me nënën e tij, gruan dhe kunatën.

Gjatë largimit nga Buroja, disa banorë kishin dalë në rrugë për ta përshëndetur ish-presidentin, ndërsa ai u është përgjigjur me një përshëndetje simbolike./IndeksOnline/