75 Mall Live Search
20:56 / E Diele, 16 Janar 2022 / AR

Përfundon votimi në referendumin serb

Ka përfunduar votimi në referendumin që u mbajt në Serbi.

Kështu raporton Tanjug, duke njoftuar se qendrat e votimit tashmë janë mbyllur, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, qendrat e votimit janë mbyllur në ora 20:00.

Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 pjesëmarrja ishte 27.6%.

Kurse, rezultatet preliminare të referendumit priten të bëhen të ditura sonte pas orës 22:00.

Qytetarët kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi./Indeksonline/