75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / AR

Përfunduan pushimet për Mbretëreshën Elizabeth, kthehet përsëri në Windsor

Mbretëresha Elizabeth është kthyer sërish në Kështjellën Windsor.

Pas pushimeve verore në pronën skoceze në Balmoral, tani është kthyer për të punuar në Windsor, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave britanike, Mbretëresha u kthye të shtunën pasdite.

Ajo kishe qëndruar në Skoci që nga 23 korriku.

Ky ishte pushimi i parë veror pa Princin Philip, i cili kishte ndërruar jetë në prill./Indeksonline/