75 Mall Live Search
19:49 / E Premte, 14 Qershor 2024 / MSH

Përgatitjet finale për Samitin e Paqes për Ukrainën, flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse

Në Lucern të Zvicrës, këtë fundjavë do të mbahet Samiti i Paqës për Ukrainën.

Në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse në këtë samit, është edhe Kosova, raporton Indeksonline.

Gjatë këtij samiti do të diskutohet mbi hapat që duhen ndërrmarrë për të shkuar drejt paqes nnë Ukrainë.

Pjesëmarrëse në këtë samit nuk do të jetë Rusia.

Konferenca, e mbështetur nga elementë të një “formule paqeje” prej 10 pikash të paraqitur nga Zelenskyy në fund të vitit 2022, shihet si një përpjekje kryesisht simbolike nga ana e Kievit për të mbledhur komunitetin ndërkombëtar dhe për të projektuar forcën kundër fuqisë ruse.