10:17 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përgatitjet për ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit Kurti

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti do të pranojë sot solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit. Me fillim nga ora 11:00 Kurtit do t’i kalohet zyrtarisht detyra e kryeministrit të Kosovës.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës tashmë janë bërë edhe përgatitjet e ceremonisë solemne për pranim-dorëzimin e detyrës së re për Kurtin, raporton Indeksonline.

Dorëzimin e detyrës do ta bëjë ish-zv/kryeministri i parë, Behgjet Pacolli, për shkak se ish-kryeministri , Ramush Haradinaj gjendet jashtë vendit.

Pas kësaj rreth orës 11:15 parashihet që Kurti të zhvillojë dhe mbledhjen e parë të qeverisë. Në qeverisjen e Kurtit do të jenë 15 ministri dhe dy zv/kryeministra./Indeksonline/