75 Mall Live Search
20:55 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Burim

Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

Ursula von Der Leyen e ka takuar në shumë raste Alleksandar Vuçiqin.

Në disa raste ata kanë biseduar shkurt, e në tjerë më gjatë, për shtetin e këtij të fundit.

Por, në asnjë prej takimeve të mëhershme nuk është folur më shumë për marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë e BE-së, sesa në një që presidenti nga Beogradi pretendon se ndodhi të hënën, në Sevilje të Spanjës.

Këtë deklaratë të Vuciqit e shitën shtrenjtë mediat në Serbi, ani se për këtë nuk pati asnjë konfirmim nga Brukseli.

Atë kërkoi ta marrë një gazetar nga një vend fqinj me Serbinë, kur të martën pyeti përfaqësuesit e BE-së nëse mund ta konfirmojnë se Vuçiqi foli aq shumë e aq gjatë me von der Leyen.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian përgënjeshtroi pretendimet e këtilla, duke thënë se Presidentja e Komisionit Evropian shkëmbeu disa fjalë me serbin, siç bëri me shumë liderë tjerë, në holl të ndërtesës në Sevilje, ku u mbajt Konferenca e 4-të ndërkombëtare e financimit për Zhvillim.

Sipas mediave në Beograd, Vuciqi tha se diskutoi më së gjati ndonjëherë me von der Leyen për rrugën evropiane të Serbisë, ekonominë dhe sfidat që po përballen Bashkimi Evropian dhe vendi i tij.