15:28 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 200 viktima

Data 21 prill do të mbetet në memorien e banorëve të Sri Lankës si jnë ditë tmerri.

Nga shpërthimi që ndodhi sot në tri kisha dhe dy hotele mbetën të vdekur 207 persona dhe 450 të tjerë janë lënduar.

Por ky numër pritet të rritet. Sipas autoriteteve kanë ndodhur gjashtë shpërthime dhe cak ishin tri kisha dhe dy hotelet.

Shpërthimet kanë ndodhur në mënyrë të koordinuar.  Ato filluan kur besimtarët katolik filluan festimet për Ditën e Pashkëve.

Deri më tani dihet që dy veta kanë kryer sulmin duke hedhur vetën në erë. Ndërsa asnjë grup kriminal apo terrorist nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti, Maithripala Sirisena ka kërkuar që njerëzit të jenë të qetë dhe t’i mbështetësin autoritetet gjatë hetimeve. Ndërsa kryeministri, Ranil Wickremesinghe e ka quajtur këtë sulm si tentim për të destabilizuar vendin.

Ky sulm e rikthen në kohë Sri Lankan në luftën e përgjakshme civile që kishte ndodhur në të kaluarën. E gjitha bota po dërgon mesazhe ngushëllimi për banorët e Sri Lankës. /Indeksonline/