75 Mall Live Search
20:43 / E Martë, 12 Korrik 2022 / AR

“Përgjaket” qielli në Spille, perëndimi i diellit dhuron spektakël (VIDEO)

Qielli ka dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme në plazhin e Spillesë.

Perëndimi i diellit ka “përgjakur” qiellin duke dhuruar pamje spektakolare për pushuesit.

Spilleja është një fshat i vogël në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë plazhit.

Viteve të fundit Spilleja është kthyer në pikë të rëndësishme turistike dhe numri i turistëve është shumëfishuar. Plazhi i Spilles është vetëm 15 km larg rrugës Durrës – Rrogozhinë dhe 20 km nga qyteti i Kavajës.