75 Mall Live Search
18:10 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Përgjegjësia e madhe për punët e shtëpisë, po dëmton shëndetin mendor të grave

Punët e grave thonë se nuk përfundojnë asnjëherë.

Shkencëtarët bien dakord- dhe ata paralajmërojnë se presioni për t’u kujdesur për shtëpinë, fëmijët, partnerin e tyre dhe veten ndikon shumë në shëndetin e grave, në depresion.

Sipas studimit të ri ku u përfshinë qindra nëna, shumica e grave heteroseksuale, të martuara ende mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për familjen- edhe nëse janë të punësuara dhe ndajnë shumë përgjegjësi të shtëpisë me burrat e tyre.

Kjo “punë e padukshme” , ata gjetën se i lë gratë më pak të kënaqura me jetën dhe marrëdhëniet e tyre, dhe më shumë të prirura për sëmundje të lidhura me stresin.

“Edhe pse gratë mund të bëjnë fizikisht më pak rroba, ato vazhdojnë të mbajnë përgjegjësinë për t’u siguruar kur harxhohen detergjentet dhe për t’i larë të gjitha rrobat”, ka thënë autori i parë Lucia Ciciolla, profesoreshë e psikologjisë në Oklahoma State University./Indeksonline/