Përgjigja e Mbappes kur pyetet se a e mund ta fitoj Topin e Artë

Kylian Mbappe tha më parë se nuk planifikon të zgjasë kontratën me PSG-në përtej vitit 2024, sulmuesi i PSG- së shënoi një gol për të vendosur fitoren 1-0 të Francës kundër Greqisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Kylian Mbappe kalon Just Fontaine si lojtari francez që ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm.
Me këtë gol Kylian Mbappé, i cili në moshën 24 vjeçare nuk e ka fituar ende ‘Topin e Artë’, arriti në 54 gola në një sezon mes klubit dhe kombëtares, duke mposhtur Just Fontaine (53) si lojtari francez që ka shënuar më shumë gola në një sezon të vetëm.
Mbappe u pyet mendon se mund ta fitojë Topin e Artë:
“Unë do të thosha po, por janë njerëzit që votojnë dhe unë jam gjithmonë optimist”
“Topi i Artë? Është gjithmonë e vështirë të flasësh për një trofe individual. Sepse duhet të dallosh veten. Kjo është diçka që nuk kalon domosdoshmërisht në sytë e publikut të gjerë”, filloi të debatonte sulmuesi francez.
Në datën 6 shtator, revista ‘France Football’ do të shpallë listën e futbollistëve të nominuar për të fituar ‘Topin e Artë’.
Fituesi i ‘Topit të Artë’ të vitit 2023 ishte Kareem Benzema, sulmuesi i Real Madridit.