15:39 / E Martë, 30 Qershor 2020

Përgjigja epike e Edi Ramës kur u pyet se a pati dje të veshur antiplumb

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar nga dje në Kosovë.

Ai ka zhvilluar takime të ndara me liderë e figura të larta politike në vend.

Derisa sot në Aeroportin “Adem Jashari” është duke mbajtur një konferencë për media. Rama madje u pyet nëse dje ka pasur të veshur antiplumb, por që i njëjti ironizoi me këtë pyetje, transmeton Indeksonline.

“Sot mund t’ju siguroj, por jo dhe për dje. S’e kam problem t’ua tregoj trupin”, tha kryeministri shqiptar, duke “akuzuar” Sali Berishën për dezinformata të tilla.

Ai po ashtu tha se s’ka pse ta udhëzojë presidentin Thaçi, por që duhet respect ndaj njëri – tjetrin dhe se e rëndësishme është njohja e Kosovës si shtet Sovran nga Serbia.

“Unë të udhëzoj gjarpërin? Nuk udhëzoj askënd, mendoj që ne të gjithë duhet të bashkohemi me një qëllim. Secili ka këndvështrimin e vet për arritjen e qëllimit, por jemi respektues ndaj njëri –tjetrit.

Integrimi në BE i Shqipërisë apo i Kosovës është temë shumë e madhe por jo kaq e madhe sa njohja e Kosovës si shtet sovran nga Serbia”, tha Rama./Indeksonline

Mos i humb