75 Mall Live Search
19:39 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / AR

Përgjigja epike e Mikelës kur pyetet për Erionin

Erioni dhe Mikela, një prej çifteve më të pëlqyera të publikut i dhanë një tjetër shansë lidhjes së tyre.

Duke u rikthyer për një episod aty ku nisi gjithçka, pra në “Përputhen”, ata kaluan krizën pas rreth tre muajve të verës të ndarë.

Por, mungesa e postimeve të përbashkëta në Instagram edhe pas ribashkimit i ka rënë në sy ndjekësve.

Dikush prej tyre e ka pyetur Mikelën nëse flasin.

“Jo nuk flasim, jemi zënë, jemi ndarë, jemi vrarë, jemi grirë. Ja ku e keni se më çmendët”, është shprehur Mikela duke treguar se është me Erionin. /Prive.al