Përgjigja epike e Thaçit, në pyetjen pse qëndroi në Shqipëri- “Veç për qef”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është pyetur sot nga gazetarët për arsyen e vizitës së tij në Shqipëri.
Ka dy ditë që është duke u raportua në media se vizita e së martës e presidentit në Tiranë është bërë për ta sjellë në Kosovë, kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin.
Për këtë cështje, sot presidenti është pyetur nga gazetarët në konferencë për media.
Ai ka deklaruar shkurtimisht se në Tiranë ka shkuar vetëm për qejf.
“Veç për qef”, tha Thaçi, duke mos treguar detaje nëse është takuar me Pacollin.