Përgjigja interesante e Messit, kur u pyet nga Andy Murray se a do të mund të luante në një natë të ftohtë me shi në Stoke

Lionel Messi dha një përgjigje humoristike kur u pyet nga legjenda e tenisit Andy Murray nëse mund ta luante në një natë të ftohtë dhe me shi në Stoke.
Messi, 37-vjeç, ishte në përfundim të Turneut të Miamit kur takoi Murrayn, gjithashtu 37-vjeç, i cili është fitues i tre titujve të Grand Slam.
Ata u takuan gjatë javës së kaluar dhe Murray, ashtu si shumica e njerëzve, kërkoi një foto me Messin. Tifozët mbetën të habitur nga mbishkrimi që Murray shoqëroi me foton.
Skocezi postoi një foto me Messin dhe shkroi: “E pyeta nëse mund ta luante në një natë të ftohtë dhe me shi në Stoke. Ai më përgjigji: ‘Callate la boca’, që unë mendoj se do të thotë po në spanjisht.”
Ky pyetje është bërë shpesh për Messin—nëse ai mund të përballonte fizikun e Premier League—edhe pse ai ka shënuar 27 gola kundër ekipeve angleze, kryesisht në Ligën e Kampionëve.
Fraza është përdorur fillimisht nga ish-analisti i Sky Sports dhe ish-futbollisti Andy Gray, i cili e përdori për të argumentuar se taktikat e Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiola-s ishin më të lehta për t’u zbatuar në kushtet e Spanjës, krahasuar me motin e ashpër në vende si Stoke, ku Tony Pulis ishte trajner në atë kohë.