75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 29 Prill 2025 / H F

Përgjigjja e Haradinajt, kur pyetet nëse do të votojë Fatmir Limajn për kryetar të kuvendit (Video)

Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pyetur nëse do ta mbështesë Fatmir Limajn për kryetar të kuvendit.

Ai nuk dha një përgjigje të prerë, duke u shprehur: “Nuk e di për besë, për të”.

Haradinaj ka thënë se nëse ndërrohet emri i kandidatit do të votohet në të kundërtën jo, tranmseton IndeksOnline.

“Nuk ka ndonjë ndryshim nga seancat e mëhershme, ju kemi japë një zgjidhje për kandidat të tjerë unifikues. Sot do të votohet nëse janë ndrru kandidatet, nëse jo, njëjtë. Zonja Time Kadiaj që është nënkryetare e Aleancës… ka leje që të konsultohet me z.Dehari. Ka edhe shumë emra të tjerë, ne i kemi cekur, ka edhe emra të tjerë besoj unë”, ka thënë Haradinaj.