75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / H F

“Përgjithmonë krenar me ty”: Reagimi i bashkëshortes së Xhakës bëhet viral

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, u përball me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve gjatë ndeshjes Kosovë–Zvicër, e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Xhaka pas ndeshjes tha se ishte “tejet i zhgënjyer” nga reagimi i atyre tifozëve, transmeton IndeksOnline.

Pas deklaratës së tij, ka ardhur edhe reagimi i bashkëshortes së tij, Leonitës, e cila i doli në mbrojtje mes komenteve të shumta në rrjetet sociale.

“Përgjithmonë modeli ynë i kombit. Përgjithmonë krenar me ty”, shkroi ajo, duke shprehur mbështetje të plotë për kapitenin e Zvicrës.

Screenshot