16:22 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / B O

“Përgjohet” telefoni i agjentit të Dembeles, po e thërret skuadra e madhe evropiane

Pak çaste më parë ka mbërritur në Barcelonë agjenti i Dembele, Moussa Sissoko.

Sulmuesi anësor është në qendër të merkatos nga katalanasit dhe kështu agjenti i tij ka ardhur për të vlerësuar situatën aktuale.

Por kur ka mbërritur në Barcelonë, Sissoko është fotografuar nga gazetarët e “El Chiringuito” me telefonin në dorë. Një detaj mjaft interesant është zbuluar në momentin që ai mbante telefonin në dorë.

Duket qartë që agjentin e Dembele-së ishte duke e telefonuar drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

A do të jetë PSG klubi i cili do të transferojë anësorin francez? Këtë do ta shohim së shpejti.