14:54 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përgjysmohet numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë transportin publik

Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar për atë që është diskutuar sot në mbledhjen me krerët e institucioneve shëndetësore.

Ai tha që do të përgjysmohet numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë transportin publik, shkruan Indeksonline.

Poashtu Hoti tha që në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Në këtë orar do të punojë edhe gastronomia./Indeksonline/