“Përhajr” titullin Liverpool, +16
Liverpool ka arritur fitore shumë të rëndësishme ndaj Tottenham me rezultat minimal 0:1.
Roberto Firmino i dha fitoren mysafirve me golin e shënuar në minutën e 37-të pas asistimit të Salah, shkruan Indeksonline.
Edhe Jose Mourinho i bashkohet ekipeve që dështuan për ta mposhtur kampionin e botës, të cilët tani mund të endërrojnë lirisht për titullin e shumëkërkuar.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në 61 pikë, 16 pikë më shumë se Leicester që gjendet në pozitën e dytë./Indeksonline/