75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Përhapën zjarret në Grykën e Rugovës, shtëpitë në rrezik

Malet e Rugovës, saktësisht në Shtupeq të Madh, janë kapluar nga flakë të mëdha.

Në disa video që kanë dërguar banorët në adresë të IndeksOnline shihet se zjarri i madh ka kapluar malet e kësaj ane.

Sipas tyre, zjarri është afruar edhe pranë vendbanimeve me ç’rast janë rrezikuar shtëpitë.

Në vendin e ngjarjes gjendet një kamion i zjarrëfikësve.

Ndërsa, sipas banorëve, një helikopter i KFOR-it është parë duke vëzhguar situatën.

Ndryshe, një gjendje alarmante ka qenë gjatë ditës së djeshme në komunën e Suharekës për shkak të zjarreve që kanë përfshirë malet./IndeksOnline/