Përhapet një lajm në Serbi: Vdes deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kundërshtar i madh i Kosovës!
Në faqe të ndryshme të Facebook-ut në Serbi është përhapur lajmi se ka ndërruar jetë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule.
Ish-nënkryetari i Kuvendit shqiptar, me origjinë greke, u raportua në disa faqe të Beogradit se ka vdekur.
“Është e çuditshme se si nuk e kujtuan përfaqësuesit politikë serbë një person që ishte kundër bombarimedeve të Serbisë me 1999. Ai në Greqi organizoi protesta, bllokoi një aeroport, ndaloi që aeroplanët e NATO-s të zbrisnin dhe të bombardonin vendin tonë … Te ky njeri i madh, deri në ditët e sotme, asnjë nga autoritetet tona nuk ka falënderuar apo përmendur emrin e tij”, thuhej në reagim.

Mirëpo, kur u njoftua se ishte lajm i rremë, shumë prej tyre i fshinë postimet e tyre. Serbët e çmuan këtë grek i cili kishte qëndrime tejet të kundërta ndaj Kosovës.
“Shikoni këtë burrë. Nga sytë e tij dhe nga fytyra e tij mund të shihni nder, mirësi dhe ndershmëri. Ai është gjithmonë i mirëpritur në Serbi dhe e konsiderojmë se ai ka atdheun e tij të dytë”, shkruhet në një nga komentet.
Ky lajm i rremë u përcoll, ndër të tjera, nga parti dhe lëvizje të ekstremit të djathtë, siç është rinia e SRS Vranje, si dhe Nderi serb.

Kush është saktësisht Vangjel Dule?
Dule ka lindur në vitin 1968 në jug të Shqipërisë, por është me origjinë Greke dhe është një përfaqësues i pakicës Greke në parlamentin shqiptar.
Dule ka qenë në krye të partisë Uniteti i të Drejtave të Njeriut që nga 2002. /Indeksonline/