75 Mall Live Search
23:07 / E Martë, 07 Shtator 2021 / OSH

Përhapet zjarri në Podujevë, digjen mbi 30ha hamullore

Sonte në orët e vona është përhapur zjarri në fushat e fshatit Batllavë dhe Dumosh në komunën e Podujevës.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, deri më tani mbi 30 hektare hamullore janë përfshirë nga flakët.

Muajin e kaluar komuna të shumta të Kosovës janë përballur me zjarre të mëdha në toka bujqësore./IndeksOnline/