21:36 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Përhapja e koronavirusit në Kinë mund të shkaktojë rënie të çmimit të karburanteve

Çmimet e benzinës dhe naftës mund të bien për shkak të koronavirusit në Kinë, kështu kanë deklaruar ekspert të ekonomisë.

Një rënie e papritur e kërkesës për karburant ka filluar në Kinë, shkruan Mirror, transmeton IndeksOnline.

Këto çmime po priten të bien për arsye që Kina është konsumatori i dytë më i madh në botë i naftës kurse njerëzit e këtij vendi i kanë kufizuar udhëtimet e tyre.

Sipas “RAC Fuel Watch” gjatë dy javëve në vazhdim shitësit e karburanteve kanë mundësi për të ulur çmimin e tyre./Indeksonline/.