19:48 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / LB

“Përhapja e lajmit në mediat globale se mund të ketë luftë në Kosovë, shqetësojnë kompaninë amerikane”

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë përhapja e lajmit në mediat globale që në Kosovë mund të ketë luftë, nuk i sjellë asnjë dobi vendit.

Ai ka thënë një kompani amerikane që planifikon të hap degë në Kosovë, në muajt në vijim, e ka kontaktuar ditët e fundit, të shqetësuar nga ajo që kanë lexuar.

Sipas tij, Kosova edhe pa këto deklarata, ka një imazh të vendit të konfliktit dhe të rrezikut të lartë politik, gjë që ka frikësuar shumë kompani të investojnë në Kosovë.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Perhapja e opinionit, ne mediat globale, qe ne Kosove mund te kete lufte, nuk ja sjell asnje dobi Kosoves. Kompani te interesuara per investime ne Kosove, ne mesin e tyre nje kompani amerikane qe planifikon te hap dege ne Kosove, ne muajt ne vijim, me kane kontaktuar ne ditet e fundit, te shqetesuara nga ajo qe kane lexuar.

Kosova edhe pa keto deklarata, ka nje imazh te vendit te konfliktit dhe te rrezikut te larte politik, gje qe ka frikesuar shume kompani te investojne ne Kosove. Nuk eshte e dobishme qe tani ta ushqejme edhe me tutje kete percepcion.