15:36 / E Martë, 04 Janar 2022 / AR

Përhapja e Omicron, Johnson thotë se spitalet po përballen me presion të madh

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha të hënën se spitalet shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar do të përballen me “presion të konsiderueshëm” në javët e ardhshme për shkak të rritjes së madhe të infeksioneve me virus.

Duke folur gjatë një vizite në një qendër vaksinash, Johnson tha se “presioni mbi spitalet tona NHS do të jetë i konsiderueshëm gjatë dy javëve të ardhshme dhe ndoshta më shumë” pasi “Omicron vazhdon të rritet në të gjithë vendin”.

Mbretëria e Bashkuar shënoi një numër rekord të rasteve në ditët e fundit të 2021.

Vendi është një nga vendet më të prekura në Evropë me një numër vdekjesh prej afro 149,000./Indeksonline/