75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Përhapje e shpejtë e koronavirusit në Rusi, mbi 10 mijë raste infektimi në 24 orët e fundit

Rusia regjistroi sot një numër prej mbi 10 000 rastesh të zbuluara të koronavirusit të ri, për të tretë ditë rradhazi, që shënon përparimin më të shpejtë të pandemisë në një vend të Europës, megjithëse me një numër të kufizuar vdekjesh.

Ndërsa shumë vende europiane po fillojnë daljen graduale nga kufizimi, Rusia po përjeton një përhapje të pandemisë shumë më shpejt sesa gjetkë në Europë, ku Britania e Madhe është vendi më i prekur i kontinentit, me më shumë se 30 000 vdekje.

Sipas shifrave zyrtare, 10 102 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Rusia ka tashmë 155 370 raste infektimi me COVID-19.

Nga një raport, Rusia renditet e 18-ta në të gjithë botën në lidhje me numrin e vdekjeve nga epidemia, ndërsa është në vendin e 7-të përsa i përket numrit të rasteve.