75 Mall Live Search
08:28 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / OSH

Përherë e njëjta gjë, “llugë” në Ortopedi të QKUK-së!

Tash e një kohë të gjatë para ambulancës specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në atë të Ortopedisë krijohet tollovi e madhe e pacientëve.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një numër i madh i pacientëve është drejtuar në këtë institucion për t’i marrë shërbimet e tyre por siç duket një gjë e tillë po iu merr shumë kohë.

Para hyrjes së kësaj ambulance janë grumbulluar dhjetra njerëz duke mos respektuar masat anticovid, ndonëse qytetarët me këtë situatë të tillë janë përballur edhe para paraqitjes së rasteve me Covid19.

Hiç më larg se javën e kaluar është krijuar e njëjta tollovi në vendin e njëjtë.

ShSKUK përmes një sqarimi në Facebook kishte thënë se grumbullimi i pacientëve ka ardhur si pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolla mjekësore./IndeksOnline/