23:50 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Perin zbulon disa biseda sekrete pas dënimit të Juventusit

Muaj më parë skuadra e Juventusit është dënuar me hiqje prej 15 pikësh.

Portieri i bardhezinjëve, Mattia Perin, ka zbuluar disa biseda sekrete në dhomat e zhveshjes pas këtij dënimi, transmeton IndeksOnline.

” Na bashkoi kjo situatë. Ne folëm në whatsapp ditën e dënimit, pastaj e bëmë. Të nesërmen në dhomat e zhveshjes duke na thënë se çfarë duhet të kishim bërë për të përballuar këtë moment. Më pas i dhamë jetë atyre fjalëve në fushë. E përdorëm këtë krizë për të na dhënë energji .Ne gjithmonë e kemi parë renditjen me atë që kemi bërë në fushë. Ky vendim ekziston dhe nuk mund t’i mbyllim sytë, por pikë jemi të dytët ”, deklaroi Perin./IndeksOnline/