75 Mall Live Search
23:57 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Perisic bën gati valixhet, afër skuadrës spanjolle

A ardhmja e Ivan Perisic është larg Interit. Lamtumira mes nënkampionit të botës dhe klubit zikaltër mund të ndodhë që në merkaton e janarit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, pasi ka siguruar sulmuesin Alvaro Morata, kërkon edhe një mesfushor për të plotësuar boshllëqet e krijuara nga largimet e Kalinic dhe Gelson Martins.

Për trajnerin argjentinas, mesfushori Ivan Perisic, një lojtar me tipare sulmuese, është i përshtatshëm për skemat e tij sulmuese. Pengesa e vetme është se për nënkampionin e botës po interesohet edhe Manchester United. Ndaj, Atletico Madrid është gati të ofrojë që në merkaton e janarit 40 milionë euro, një shumë që do të kënaqte të gjitha palët dhe mbyllte që tani këtë transferim.