75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Perisic largohet nga Bayerni, i bashkohet Interit përsëri

Mesfushori kroat, Ivan Perisic është larguar nga Bayerni pas një viti huazim te skuadra e madhe gjermane.

Perisic, këto ditë do t’i bashkohet skuadrës së Interit ku ishte më parë pjesë e saj, shkruan IndeksOnline

Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi i Bayernit përmes një postimi zyrtar në faqen e tyre në “Twitter”.

Kujtojmë se mesfushori kroat te Bayernit realizoi 35 paraqitje, shënoi tetë gola dhe 10 asistime.