Perisic rikthehet te klubi i fëmijëris

Ivan Perisic do të rikthehet në vendlindje, për tu bashkuar përsëri me klubin e tij të fëmijërisë.
Mesfushori kroat është afër marrëveshjes me skuadrën e Hajduk Splitit, shkruan IndeksOnline.
34-vjeçari do të largohet nga Tottenhami në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Spurs janë të gatshëm të pranojnë një levizje të Perisicit te klubi ku e nisi karrierën, edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare për seniorët./IndeksOnline/