Perishiq: Turp që s’fitova trofe me Interin

Ivan Perishiq është shprehur mjaft i lumtur që ka arritur të fitonte Ligën e Kampionëve me Bayern Munichunin.
Bavarezët fituan 1-0 kundër Paris Saint-Germainit në finale, me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Comani në minutën e 59-të.
Perishiqi ka thënë pas ndeshjes se ishte ëndërr për të që të fitonte tripletën, mirëpo i vjen keq që nuk arriti të bënte këtë gjë tek Interi.
“Hakmarrje personale? Jo, nuk është, unë jam këtu (te Bayern Munichu), është një turp për Interin që nuk fitova trofe me ta”, ka thënë kroati.
“Jam këtu dhe shumë i lumtur që fitova tripletën. Kam dy vjet kontratë me Interin dhe do të shohim çfarë do të ndodhë pasi të jemi ulemi e të bisedojmë”.
“Dua ta shijoj këtë natë me bashkëlojtarët dhe më pastaj të shikojmë për të ardhmen”, ka shtuar më tej Perishiqi.
Kroati është në huazim te Bayern Muncheni.