75 Mall Live Search
11:21 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përjashtimi i City-t, 7 skuadra kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Përjashtimi i Manchester City-t nga garat evropiane për dy sezonet e ardhshme ka sjellë një festë të madhe për disa prej skuadrave angleze.

Saktësisht janë 7 skuadra të cilat tanimë do të luftojnë për një vend që siguron Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Janë Chelsea, Sheffield United, Tottenham, Wolves, Everton , Manchester United dhe Arsenal skuadra të cilat do të luftojnë për një vend që siguron Ligën e Kampionëve.