75 Mall Live Search
20:50 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / H F

Përjashtimi i Kristit, zbulohet për herë të parë përmbajtja e Kutisë së Pandorës, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBV

Shtëpia e Big Brother VIP 5 po përballet me një natë plot tensione, emocione dhe zhvillime të papritura, që pritet të ndryshojnë rrjedhën e lojës, transmeton Indeksonline.

Një nga momentet më tronditëse është përjashtimi i Kristit, ndërsa prapaskenat dhe arsyet e këtij vendimi kanë ngjallur reagime të shumta te publiku. Paralelisht, marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se ka hyrë në një fazë krize, me tensione që po thellohen mes dy banorëve.

Ndërkohë, banorët do të përballen për herë të parë me përmbajtjen e mistershme të “Kutisë së Pandorës”, e cila pritet të sjellë surpriza dhe pasoja të forta në lojë. Për Rogertin, produksioni ka përgatitur gjithashtu një takim emocional, që pritet të prekë jo vetëm atë, por edhe shikuesit.

Mbrëmja pritet të jetë vendimtare dhe plot kthesa dramatike në reality show-n më të ndjekur.