14:49 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Përjashtohen deputetët e VV-së që hodhën gaz lotsjellës (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sot do të votohet demarkacioni me Malin e ZI.

Pas mbledhjes së kryesisë tha se u është imponuar të mbahet mbledhja, pasi ka disa deputetë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Indeksonline.

“ Nuk do të lejohet të ketë pengesa dhe manipulime. D të kemi mbarëvajtje të procesit dhe vullnet, nuk do të lejojmë askënd të na pengojë, liberalizimi do të ndodh. I keni parë edhe  reagimet e ndërkombëtareve dhe ata presin nga ne të përmbushim detyrat tona. Ramiz Kelmendi dhe Flora Brovina kanë gjendje të rëndë shëndetësore, pesë deputetë janë larguar nga pjesëmarrja e vazhdimit të seancës parlamentar. Mos e cenoni jetën e  bashkëqytetarëve tuaj, nuk janë ata më të mirë se ne, nuk janë më patriot, janë gënjeshtrarë, nuk e duan Kosovën”, ka thënë Veseli.