15:50 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Përjashtohet ish-kapiteni i Liverpoolit (Video)

Jamie Carragher është pezulluar nga puna e tij në Sky Sports pasi pështyu në drejtim të një vajze 14 vjeçare, shkruan indeksonline.

Kompania e njohur mediatike e ka quajtur këtë gjest të shëmtuar dhe nuk lejon që punonjësit e saj të bëjnë një veprim të tillë.

“Sky e merr këtë çështje jashtëzakonisht seriozisht dhe dënon fuqishëm veprimet e Jamie”, tha Sky në një deklaratë. “Ne sot i kemi bërë atij të qartë personalisht dhe e pezulluam atë nga detyrat e tij. Ajo bie shumë poshtë standardeve që presim nga njerëzit tanë “.

Ndërsa vetë 40 vjeçari e ka arsyetuar rastin duke thënë se ishte një veprim i pamend.

“Është e vështirë për të shpjeguar. Ishte një moment çmendurie, katër ose pesë sekonda, ku e kam humbur vetën”.

“Më vjen keq për vajzën 14-vjeçare. Kjo më shkatërron më shumë se çdo gjë. Unë kam një vajzë pikërisht të njëjtën moshë dhe nuk mund të them se si do të reagoja nëse dikush e bëri atë me të.” /IndeksOnline/

Temat: