“Përjetësi” debuton edhe në Zvicër, diaspora shqiptare u ndez me hitin e ri

Ermal Fejzullahu së fundi me Fifin kanë lansuar bashkëpunimin “Përjetësi”, projekt ky që u prit mjaft mirë, e madje diaspora në Zvicër pati fatin të “ndizet” me këtë këngë, në një koncert të mbajtur nga Ermali.
Ai mbrëmë ishte në Zvicër, ku mbajti koncert në “Avalon Club”, me lokacion në Luzern, ku lokali ishte i mbushur me fansa të tij të cilët jetojnë atje, shkruan Indeksonline.
Kënga “Përjetësi” debutoi edhe atje, ku diaspora shqiptare pati mundësi ta dëgjojë projektin më të ri të Ermalit, e që padyshim kaluan një mbrëmje të bukur.
Përveç kësaj kënge, Ermali këndoi edhe disa nga këngët e tij hite./Indeksonline/
