Përjeto emocionet e FIFA World Cup 2026 me TEB Starcard!
FIFA World Cup 2026 nuk është vetëm një kampionat futbolli – është ngjarja që bashkon botën, emocionet dhe ëndrrat e miliona tifozëve. Këtë vit, Banka TEB dhe Visa po i japin klientëve në Kosovë mundësinë që këto emocione t’i përjetojnë nga afër.
Si partner ekskluziv i Visa-s për territorin e Republikës së Kosovës, Starcard – kartela më e përdorur bankare në vend, pjesë e TEB Sh.A. – është zgjedhur për të qenë në qendër të fushatës promovuese të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive globale: FIFA World Cup 2026, që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Fushata e përbashkët TEB–Visa synon të promovojë përdorimin e kartelave Visa në përditshmëri, duke inkurajuar pagesat elektronike, shmangien e parasë fizike dhe forcimin e edukimit financiar. Por mbi të gjitha, ajo shpërblen besimin dhe besnikërinë e klientëve me një përjetim unik në jetë.
Në kuadër të kësaj fushate, TEB do të shpërblejë katër klientë me bileta për ndeshje kyçe të FIFA World Cup 2026, përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit:
- Dy bileta për gjysmëfinalen e madhe në Atlanta (SHBA), më 15 korrik 2026
- Dy bileta për çerekfinalen në Miami (SHBA), më 9 korrik 2026
Biletat do të jenë në sektorë të privilegjuar të stadiumeve, ndërsa fituesit do të kenë gjithashtu një program të pasur vizitash dhe përvojash gjatë 5 ditëve të qëndrimit në Atlanta, respektivisht Miami – duke e shndërruar udhëtimin në një kujtim të paharrueshëm.
Për më shumë se dhjetë vjet, Banka TEB është sponsori gjeneral i Kombëtares së Kosovës në futboll, ndërsa Visa është sponsor zyrtar i FIFA World Cup 2026. Duke pasur parasysh se Kombëtarja e Kosovës ndodhet në fazën play-off të kualifikimeve për Botërorin 2026, emocionet dhe surprizat që na presin janë edhe më të mëdha.
TEB dhe Starcard vazhdojnë të jenë pranë klientëve jo vetëm në shërbime financiare, por edhe në momentet që krijojnë emocione, krenari dhe kujtime të përjetshme.
Për më shumë detaje rreth kësaj kampanje, ju lutemi klikoni në lidhjen në vazhdim:
Përjeto emocionet e FIFA World Cup 2026 me Starcard dhe Starcash nga Visa! – TEB SHA
TEB – bankë për një botë në lëvizje.


