Përjetonte dhimbje në qafë sa herë që pinte verë, 28-vjeçarja SHOKOHET kur zbulon se nga se VUANTE!
Një nënë e re, e cila përjetonte dhimbje therëse në qafë sa herë që pinte verë, u shokua kur mesoi se kjo ishte një simptomë e kancerit të gjakut. Hollie Thursby, 28 vjeçe, nisi të ndiente dhimbje pas veshit dhe përgjatë anës së qafës pasi lindi djalin e saj të dytë në dhjetor 2024.
Ajo tregoi se “Pasi linda Jack-un, pija ndonjë gotë verë gjatë vaktit. Më shfaqej dhimbje në qafë dhe pas veshit në anën e majtë. Mund të pija prosecco dhe ndonjëherë më dhembte, ndonjëherë jo. Mund të pija birrë dhe nuk më dhembte fare, por me verën dhimbja ishte vërtet shumë e fortë.”
Dhimbjet therëse nuk ishin e vetmja shqetësim për të. Ajo vuante gjithashtu nga kruarje dhe ishte “jashtëzakonisht e lodhur”, por lodhjen e kishte atribuar faktit se duhej të kujdesej njëkohësisht për një fëmijë të vogël dhe një foshnjë të porsalindur.
Thursby tha se për herë të parë ua përmendi simptomat mjekëve në janar 2025, por ata ia atribuuan gjithçka hormoneve. “Kur shkova te mjeku i familjes për kontrollin gjashtë deri në tetë javë pas lindjes së fëmijës tim të dytë, u ankova se kisha kruarje shumë, shumë të fortë të lëkurës. Këmbët më kruheshin në mënyrë të padurueshme, sidomos gjatë natës.
Ata thjesht thanë se me shumë gjasë ishte për shkak të hormoneve. I besova asaj që më tha mjeku dhe natyrisht, nuk mendova se mund të ishte diçka tjetër. Ia atribuova gjithçka kësaj [të qenit një nënë shumë e zënë] dhe më pas, në korrik, vura re një kokërr në anën e qafës, kështu që u ktheva sërish te mjeku”, tregon ajo.
Pas shfaqjes së masës në anën e majtë të qafës, mjekët kerkuan që Thursby t’i nënshtrohej një skaneri CT, i cili zbuloi se ajo kishte një grup të madh nyjash limfatike të zmadhuara. Asaj iu mor një biopsi dhe më 23 tetor 2025, mori diagnozën të limfomës Hodgkin në fazën e dytë, një formë e kancerit të gjakut.

