Përjetuan tmerrin, Pallati asnjë koment për Meghan Markle dhe Princ Harry

Ditën e djeshme, Meghan Markle, Princi Harry dhe nëna e saj Doria Ragland janë përndjekur nga një makinë pas një ngjarje që morën pjesë në New York.
Shumë njerëz iu drejtuan me pyetje Pallatit rreth kësaj ngjarjeje po ata nuk preferuan ta komentojnë, transmeton Indeksonline.
Eksperti mbretëror Omid Scobie shtoi në Twitter :
“Zëdhënësit e mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla, dhe Princi William dhe Princesha Kate nuk kanë pranuar të komentojnë rreth kësaj ngjarje. E kuptoj që asnjë anëtar i Familjes Mbretërore nuk ka kontaktuar me Sussexes edhe pse lajmet u publikuan katër orë më parë”./Indeksonline/