75 Mall Live Search
08:31 / E Premte, 02 Maj 2025 / Z S

Përkeqësim i lirisë së medias në Kosovë, vjen reagimi nga Kusari

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga juristja e mediave në Kosovës, Flutura Kusari.

Kusari përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka rënditur disa nga arsyet e kësaj rënie.

Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun, Radiotelevizioni i Kosovës, Ligji për komisionin e pavarur për media, bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve, moszbatimi i Ligjit për qasje në dokumente publike, vëzhgimi i gazetarëve, policia dhe prokuroria i hetojnë rastet, por nuk ngrisin aktakuza, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike janë disa nga arsyet sipas Kusarit.

Kosova ka qenë kampione e lirisë së medias në Ballkan e tashti është vendi i ranguar në poziten më të ulët, ka shtuar ajo./Indeksonline/