75 Mall Live Search
11:40 / E Premte, 02 Maj 2025 / H F

Përkeqësimi i lirisë së shtypit, reagon Ambasada gjermane: Raporti të lexohet si një libër detyrash nga qeveria e re

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij për indeksin e lirisë së mediave, raport në të cilin Kosova ka shënuar një prej rënieve më të mëdha.

Ambasada gjermane thotë se Kosova ka rënë për 24 pozita, duke u renditur në fund sa i përket rajonit, madje edhe më keq se Serbia.

“Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.