Përkeqësohet gjendja e Mino Raiolës, futet urgjentisht në operim

Mino Raiola ka probleme shumë të rënda shëndetësore. Agjenti i shumë lojtarëve të njohur në botën e futbollit, është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano.
Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe do të jetë nën vëzhgim.
Raiola është 54 vjeçar dhe mbetet një nga agjentët më të famshëm në botë. Ibrahimovic, Pogba dhe Haaland janë vetëm disa nga yjet që ai menaxhon./Indeksonline/